Bota

Përloti botën me foton e tij, djali 4 vjeçar shërohet nga kanceri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 06/10/21 |
Opi Nion

Ditët e lumtura janë rikthyer përsëri për një nënë, djali i së cilës iu nënshtrua kimioterapisë për të trajtuar kancerin.

Kaitlin Burge, 30 vjeç, zbuloi se djali i saj Beckett, 6 vjeç, tani ka përfunduar trajtimet e tij kimioterapike dhe është shëruar nga kanceri..

Djali asokohe 4-vjeç përloti botën me foton e tij në tualet teksa villte pas një seance të kimioterapisë, ndërsa motra e tij e madhe Aubrey e ngushëllonte. Fotografia tronditëse bardh e zi shfaqte motrën duke përkëdhelur shpinën e vëllait të saj, në shenjë mbështetje në betejën e tij kundër kancerit.

Beckett u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në 2018 dhe kaloi disa muaj në spital për t’iu nënshtruar trajtimeve të mjekëve, ndërsa tashmë është shëruar./Opinion.al

Pas