Aktualitet

Kundër kujt qëllojnë me armë këta liderë politikë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 28/11/15 |
b.f

Të shohësh drejtuesin e një vendi të qëllojë me armë, nuk është diçka e zakontë.

Me sa duket, qitja e fundit e Presidentja se Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës  në kazermën “Adem Jashari” për të marrë pjesë në ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka frymëzuar gazetarët e Klan Kosova për një artikull mbi këtë argument.

 

jahjaga

 

Për ish-komandanten e policisë, ndoshta kjo nuk është dhe aq e rrallë, por Klan Kosova raporton se edhe të tjerë liderë politikë janë fotografuar në shoqërinë e një arme.

Fotografi, por edhe video të shumta me armë në duar ka i pari i shtetit rus, Vladimir Putin. E kuptueshme kjo, pasi Putin është ish-agjent i shërbimit sekret rus.

 

putin

 

Foto me armë në duar, madje duke i shkrepur ato, ka edhe Presidenti i shtetit më ushtarak në botë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Barack Obama, edhe pse – jo si Presidentët tjerë të SHBA-ve – nuk ka të kaluar në ushtri, ai dëshmon se është mjaft i zoti më armët.

 

obama

Foto me armë ka edhe një Shefe qeverie. Angela Merkel shihet me një ushtar gjerman, në një gjysmë-mbajtje arme. Nga fotoja duket se nuk i do fort ato.

German Chancellor Angela Merkel looks at a Heckler & Koch MP7 submachine gun during a visit to the German army's Camp Marmal in Mazar-e-Sharif in this March 12, 2012 file photo. REUTERS/Bundesregierung/Steffen Kugler/Files

 

Por, ato vërehet se i do Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila kishte shërbyer për tre vjet si Ndihmës Sekretare e Përgjithshme për Diplomacinë Publike në NATO. Nga viti 2011 deri në 2014.

kroatja

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas