Aktualitet

Kultivonin lëndë narkotike në Vlorë/ Dy në pranga, në hetim kryepleqtë


               Publikuar në : 11:34 - 14/08/19 |
xhu lia

Kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës  dy persona, janë proceduar penalisht dy kryepleq fshatrash si dhe  një tjetër është shpallur në kërkim nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Dy kryepleqtë e fshatrave Mifol dhe Aliban me iniciale N.D dhe Dh.N janë duke u proceduar penalisht nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë pas aksionit policor, blutë e Vlorës mundën të sekuestrojnë 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri automatik si dhe 30 fishekë.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 44-vjeçari A.L banues në Mifol dhe 53-vjeçari Th.N banues në Aliban. Ndërkohë në kërkim në shpallur 33-vjeçari E.L banues në fshatin Mifol.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Mifoli”

Sekuestrohen lëndë narkotike, një armë zjarri dhe municione.

Vihen në pranga nga Policia 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
  • një armë zjarri automatik
  • 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Pas