Kryesore

Kujt i dha të drejtë Venecia? Balla: Jemi shumica, vendoset me kushtetutë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 20/06/20 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar sot përpara mediave rekomandimet e Komisionit të Venecias, lidhur me çështjen e ligjit për mediat dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Duke theksuar në mënyrë të vazhdueshme faktin, që ato janë opinione dhe se vendimarrja lidhur me çështjet i takon institucioneve shqiptare, Balla tha megjithatë se i ka lexuar pa nuancë gjetjet e ekspertëve.

Por nëse një ditë më parë ishte Presidenti i vendit ai që duke ju referuar Komisioni të Venecias shprehej se  kauza e 2 Marsit kishte fituar, Balla sot dukej po aq i sigurt se Komisioni ju kishte dhënë të drejtë.

Lidhur me çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, Balla tha se Venecia u ka dhënë të drejtë të dy palëve dhe se mekanizimi zhbllokues do të vendoset me Kushtetutë. Ndërsa përsa i përket ligjit të mediave, Balla tha se opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje, jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri.

I pyetur nga gzetarët se çfarë do të ndodhë tashmë me zgjidhjen e mekanizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe emërimin e kreut të AMA-s, Balla nuk harroi të kujtonte numrat, duke thënë se janë shumica.

 

Gazetarja: Dy rekomandimet e Venecias nuk i shpëtuan qëndrimeve ndryshe. Presidenti shpalli fitoren, po ashtu dhe ju të njëjtën gjë bëtë.  Çfarë do bëhet me dekretin e Presidentit që e ktheu për rishqyrtim zgjidhjen e  mekanizmit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? Çfarë do bëhet me kreun e AMA-s?

Balla: Jam këtu për të dhënë një vlerësim dhe përgjatë këtij kominikmi kam lexuar pa nuancë gjetjet e ekspertëve të Komisionit të Venecias. Nuk ka eufori nga ne, se na interson të udhëheqim në këtë vend, jemi shumica dhe nuk kemi kohë për festa tifozësh të kategorisë së tretë, në diën e rekomandimeve të Venecias. Të reformohet AMA, puna ka filluar. Parsa i përket si e sheh Presidenti, komisioni e ka thënë qartë, që mekanizmi që lidhet me betimin do vendoset me kushtetutë. Komisioni pranon nevojën e një mekanizmi zhbllokues dhe do vendoset me kushtetutë./Opinion.al

 

Pas