Kryesore

Lista e përbashkët, Thaçi reagon për zgjedhjet në Luginën e Preshevës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 20/06/20 |
Opi Nion

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur partitë shqiptare të Luginës së Preshevës për daljen në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 Qershorit dhe u ka bërë thirrjeve qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje.

“Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve. Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare. Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë”, shkruan Thaçi në një postim në Facebook.

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, pesë parti shqiptare nga Lugina e Preshevës, do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore./Opinion.al

 

Pas