Aktualitet

“Ku je Luc, oligarku i detit”,Rama takon në Durrës biznesmenin Gjergj Luca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 26/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në qytetin e Durrësit ku ka zhvilluar një takim me peshkatarët.

Nga pamjet e publikuaraduket se kryeministri Rama është shoqëruar edhe nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi si edhe biznesmeni Gjergj Luca.

Peshkatarët gjatë bisedës kanë ndarë edhe një shqetësim që kanë hasur me Malin e Zi.

“Ku je Luc, ke humbur fare. Oligarku i detit”, ka thënë kryeministri sapo ka parë biznesmenin Gjerrgj Luca.

Biseda:

Peshkatari: Zoti kryeministër ne kemi një problem me Malin e Zi. Pjesa e kufirit në grykën e Bunës nuk është me marrëveshje e ndarë dhe anijet tona futen ne të drejtë në disa pjesë, ndërsa rojet bregdetare të atyre i kapin. Janë mbi 30 anije që i kanë kapur.

Rama: Përse nuk më keni thënë? Kur ka ndodhur ky fenomen?

Peshkatari: Ka rreth 5-6 muaj. Me arsye apo pa arsye po krijohet një situatë shqetësuese.

Gjergj Luca: Gjithë problemi është trekëndëshi, por ata e llogarisin ndryshe kufirin. Ne na bëhet e pakalueshme. E gjithë kjo zonë të bëhet e përbashkët derisa të ndahet kufiri. Sepse na sakatuan varkat.

Rama: Do të flasim dhe do e zgjidhim. Kam besim që do ta zhgjidhim sepse ato përgjithësisht janë mirëkuptues nuk kemi pasur ndonjëherë problem.

Pas