Aktualitet

Zjarri në qendrën tregtare, Jaupi: Materialet brenda vështirësuan punën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 26/03/21 |
Opi Nion

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka dhënë një deklaraët për mediat lidhur me  zjarrin që vijon të jetë aktiv në magazinën e një qendre tregtare, ndërsa ende nuk dihet fati i nuk dihet fati i rojes, Arjan Sala.

Jaupi ka deklaruar se për shkak të materialeve që ndodhen brenda magazinës, ku një pjesë e mallit është plastik është vështirësuar puna e policisë dhe e zjarrëfikëseve.

 “Jeni të dëshmitarë të të gjithë veprimeve të zjarrfikësit po bëjnë por për shkak të materialeve që ka pasur brenda magazinës ku një pjesë e mallit është plastik është bërë e vështirë puna. Policia së bashku me zjarrëfikëset po bëjnë të pamundurën”, ka thënë ai.

Zjarri në magazinën e qendrës tregëtare ra pasditen e së mërkurës, ndërsa roja hyri brenda godinës sapo dëgjoi aktivizimin e alarmit të zjarrit. Sipas dëshmisë së familjarëve ai shpëtoi disa punonjës por nuk mundi të dalë vetë./Opinion.al

Pas