Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriminelë honoris causa

2015/12/02 at 12:25 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Kriminelë honoris causa

Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate homazheve ne Varrezat e Deshmoreve, me rastin e 29 Nentorit, dites se clirimit te Shqiperise./r/n/r/nAlbanian President Bujar Nishani, Prime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the homage to the Cemetery of Martyrs, on the occasion of 29 November, the day of liberation of Albania.

Nga AGRON GJEKMARKAJ


 

Një titull i ri honorifik ësh të prodhuar me rastin e 29 Nëntorit, festës së Çlirimit të vendit! Mbase një ditë mund të klasifikohet si urdhri “Krimineli Honoris Causa”. Origjinal, trazues, i turpshëm erdhi ai në këtë përvjetor për të shtuar ende më pikëllimin e një shoqërie depresive. Dhuratë e qeverisë për popullin e vet. Thuhet se doli fabrike vjet, por u zbulua tani, pasi u mbajt gjatë sekret. Në këtë rast koncepti kohë nuk i vjen në ndihmë askujt. Projektuesit dhe realizuesit nuk janë më reflektues a më pak të fajshëm dhe ata që u dëshpëruan nga e “pandodhura” nuk ndihen më të qetë. Të paret nuk e bënë rastësisht dhe të dytët s’kanë pse befasohen. Në mes qëndron krimi dhe krenaria shqiptare sui generis që lind prej tij.

Qenkëshin dekoruar si veteranë të kategorisë së parë pikërisht ata, të cilët diktatura i përdori për shërbimet e “kategorisë së parë” për mynxyrat, për punët më të ndyra. Madje, ajo (diktatura) i përdori, i pagoi, i shpërbleu po nuk guxoi që t’i nderonte me medalje. U la njollat e gjakut mbi gjokset e llërët e tyre për të trembur një popull, i cili me frikën merrej vesh pa vështirësi, por jo dekorata. Perversitet i madh t’i përziesh ata me luftën. Lufta kundër okupatorit meriton respektin më të thellë, të rënët dhe idealistët më të madhin nderim, pa bishtnim e dilema.

Çfarëdo balte që hidhet mbi to, është flirt me robërinë, qoftë kur flitet për luftëra të vjetra, qoftë kur flasim për më të fundit. Ndërsa për të gjithë ata që i vunë asaj damkën e një robë­ rie të re me gjakderdhjen civile, me zellin e pafre, si vegla të pista të tiranisë, duke masakruar jo vetëm kundërshtarët, por edhe komunistët, partizanët, personalitetet, komandantët, të cilët besonin se luftuan për lirinë universale në mungesë të një Norembergu, që nuk u bë kurrë, mbetej shpresa se përbuzja do t’i merrte në gjirin e saj. Për disa vjet kjo përshtypje e rremë u valëvit sa andej­këndej si zgalem i tredhur.

Me ardhjen në pushtet të maxhorancës “rilindase” u kuptua shpejt se një brengë e madhe i paskësh munduar ofiqarët e saj, të parin Edi Ramën e më pas djemkat e çupat që morën pushtetin në dorë. Nevoja për t’i dhënë legjitimitet trashëgimisë së tyre politike, historive personale, riktheu mes nesh mbiemrat e Bllokut famëkeq në qeveri, në diplomaci, në kthimin e pronave, në ushtri, në pika kyçe të ekonomisë kombëtare, ku tenderët dhe koncesionet plaçkisin me yrysh Shqipërinë.

Ky brez që na qeveris është rritur me dramën e poshtërimit të etërve. I kanë parë ata të strukur, të fyer, të frikur e të gërryer nga ankthi i gjumit të prishur kujtimesh të përgjakura. Duhet të jetë ndjesi e rëndë të mos guxosh të projektosh prindin si model moral në jetë, të justifikohesh për të apo të jetosh ditën me shpresën se dikush nuk ta nxë me gojë. Një sindromë kësodore me gjasë të krijon frustrim, të mbush me ndjenjë hakmarrjeje ndaj shoqërisë, ndjesi, e cila një ditë ia beh edhe nëpërmjet medaljeve “të nderit”.

Bijtë u bëjnë portretin etërve të bindur se pushteti krijon hierarki vlerash. Si dritëshkurtësi e madhe mendore dhe mjerim etik shfaqet ajo. Enver Hoxha i pat dhënë vetes të gjitha nishanet e kësaj toke, e futi vetën në tekste historie e letërsie, si Beng Bengu shqiptar, pushtoi këngët dhe malet me parulla, filmat dhe sheshet me statuja, por pesë më hiç.

Historia ka ligjësitë e veta, sado të mundohet lidershipi qeverisës të funksionojë si pastrim kimik për pallton e tij në muzeun antiatomik. Njërin prej të dekoruarve mediat e përmendin si hetuesin e At Zef Pllumit, çka dëshmon emancipimin, respektin e gazetarëve dhe të lexuesve për fratin rezistent, teksa të gjithë ne duhet të shtyhemi pak në imagjinatë për të bërë listën e gjithë atyre që kaluan në dorën e këtij hetuesi nga Jugu në Veri. Nga njëra anë rri medalja e Edi Ramës, në tjetrën rrëfimi i At Zef Pllumit, si dy realitete kombëtare. Kush ka më tepër gjasa t’i mbijetojë të vërtetës?!

Edhe pse e di përgjigjen, Rama ka preferuar t’i japë medaljet e veta, duke rrugëtuar për kah origjina, duke përgënjeshtruar retorikën e vet ornamentuar gënjeshtrash. Opinioni publik i kujton atij Pllumin si katarsis, ndonëse nuk bëhet fjalë vetëm për të, po për një popull të tërë, ndërsa ai na kujton hetuesin e tij si virtyt, të cilit kombi iu detyroka. Secila palë ofron idhujt dhe modelet e veta.

Frati i kujtimeve kishte vokacion lirinë dhe ushtrimin e saj, ndërsa Rama xhelatin e tij, si konsideratë e pasme mbi At Zef Pllumin që e citon nganjëherë. Ndershmëria ia kërkon që, tash e tutje t’i referohet hetuesit ndër fjalime. Mes të medaljuarve është edhe Ragip Beqja, numri dy i Sigurimit të Shtetit, autori i veprës me dy vëllime “Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik” dhe “Veprimtaria reaksionare e klerit katolik”.

Dy libra të alibisë dhe të masakrave të diktaturës të cilët, me gjasë, në prag të reformës në Drejtësi, Ministria që mban këtë emër mund t’i botojë si doracakë a manualë udhërrëfimi, në daçin me parathënien e vjetër a me ndonjë të re nga vetë Kryeministri katolik, si frymëzim për drejtësinë popullore të reformuar.

Fatmirësisht i kemi librat e Pllumit, Sami Repishtit, Arshi Pipës, Dom Simon Jubanit, Pjetër Arbnorit, Agim Mustës, Spartak Ngjelës, Fatos Lubonjës, Maks Velos, Bashkim Shehut, Engjëll Çobes, Uran Butkës etj., përndryshe kulti i harresës dhe përligjja e krimit do të sponsorizohej nga ribotimi i librave si ai i Beqes, me “të drejtë”, pas nji medaljeje kaq hijerëndë. Secili prej beneficiarve në listën e shpallur ka kontribute shembullore në mekanizmin e dhunës, të luftës së klasave, në ndarjen Veri­Jug, në pushkatime, dënime, internime, tortura, gjyqe si terrorizëm i qartë ndaj shqiptarëve.

Edi Rama, ky shpikës i jashtëzakonshëm, sapo i ka dhuruar bashkëkohësisë modelin e vlerësimit honoris causa për krimet e diktaturës dhe instrumentet e saj të mplakur, në pamundësi për t’i bërë deputetë. Kryeministri po teston shoqërinë deri ku mban ajo, me një akt të paprecedentë në Europën e postfashizmit dhe komunizmit.

Mes kundërshtarëve të diktaturës dhe veglave të saj, ai e ka bërë zgjedhjen e tij shpirtërore, e cila duhet marrë seriozisht. Mark Marku,në një shkrim të djeshëm për këtë fenomen, të titulluar “Edi Rama o tungjatjeta”, shkruante se At Zef Pllumi do të shqyente sytë nga habia.

Unë i them jo, frati nuk do të habitej aspak sepse ai, Mark Marku, në një ese magjistrale të vitit 2007, kur Pllumi i dorëzohej Mbretërisë së Atit e pat zbuluar enigmën, duke konstatuar se ai “e dinte se diku do ta tradhtonin, se dikur do ta rrenin, se diku do t’i prishin punë, se në ndonjë rast do të mundoheshin të përfitonin prej tij dhe se po të ndodheshin në të njëjtat kushte që ishin ndodhur xhelatët e tij, do të bënin të njëjtën gjë që kishin bërë ata: domethënë ta spiunonin, ta fusnin në burg, t’ia digjnin librat dhe kishën, ta torturonin atë dhe besimtarët e tij. Por ai, megjithatë, i donte. Jo vetëm se ishte prift. Jo vetëm se kështu i thoshte doktrina apo vokacioni fetar. I donte sepse ishte superior ndaj të gjithëve”.



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Para
Mali i Zi në NATO, nisin negociatat

Mali i Zi në NATO, nisin negociatat

Vëllai i terroristit kosovar, kërcënon gazetarët : “Ikni se ju vrava”

Vëllai i terroristit kosovar, kërcënon gazetarët : "Ikni se ju vrava"

Njihuni me kosovarin që u dëbua nga BE për terrorizëm dhe që jeton në Prizren

Njihuni me kosovarin që u dëbua nga BE për terrorizëm dhe që jeton në Prizren

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, kur një motoçiklist është...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se miliona sy u drejtuan nga Shqipëria, për shkak të organizimit të koncertit të Kanye West...

Lexo më shumë

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat që kanë vijuar në vend, duke theksuar se qeveria po dëgjon me...

Lexo më shumë

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
12 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se organizata do të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të Kupës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}