Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Përplasje politike për masat ndaj koronavirusit

2020/03/24 at 12:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Përplasje politike për masat ndaj koronavirusit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të interpretojë kushtetutshmërinë e vendimit të qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të qytetarëve pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë luftimi kundër COVID-19.


Gjatë një konference për media, Thaçi tha se Qeveria e Kosovës ka shkelur Kushtetutën me vendimet që ka marrë.

“Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim antikushtetues, si president i vendit duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese dhe ligjore kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese në kërkesë për interpretim të çështje së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore që mbrohen me Kushtetutë”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një letër me kërkesën që të rishqyrtojë këtë vendim për lëvizje të kufizuar të qytetarëve deri në interpretimin e kërkesës që presidentit i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar rrethana të reja të paqartësisë dhe frikës. Jemi dëshmitar të gjithë që sot njerëzit të krijuar nga ky konfuzion të dalin dhe të furnizohen vetëm në mëngjes duke shkaktuar tollovi në kundërshtim me rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike”, tha Thaçi.

Në bazë të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës në kuadër të luftimit dhe parandalimit të koronavirusit të ri, thuhet se që nga data 24 mars e vitit 2020, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 10:00 e deri në orën 16:00, si dhe prej orës 20:00 e deri në orën 06:00.

Në orët kur mundësohet lëvizja në rrugë, më shumë se dy persona nuk do të lejohet të lëvizin së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët.

Ndalimi i qarkullimit, sipas Qeverisë së Kosovës, nuk vlen: për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), si dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

Qeveria ka vendosur masë ndalimi për tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura.

Këto masa u kundërshtuan pak minuta pasi u vendosën në qeveri nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se kufizimi i lirisë së lëvizjes mund të bëhet vetëm nëse paraprakisht shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Në të njëjtin mendim me Thaçin ishte edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës dhe ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka cilësuar thirrjen e presidentit për mosdëgjueshëmri ndaj vendimit të qeverisë, si shqetësues.

“Zyrtarët që bëjnë thirrje për moszbatimin e vendimeve qeveritare, ligji i dënon. Vendimi i qeverisë për masa dhe kufizim të lëvizjeve bazohet tek Neni 55 i Kushtetutës, paragrafi 1, dhe tek Ligji nr.02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Prandaj, presidenti nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shtuar që qytetarët duhet të bashkëpunojnë dhe t’i zbatojmë masat e vendosura nga qeveria.

Qeveria e Kosovës po funksionon në rrethana jonormale, jo vetëm për shkak të gjendjes me pandeminë e COVID-19, që po shqetëson gjithë botë, por edhe për faktin se partitë e koalicionit tashmë kanë reflektuar çarje të mëdha.

Më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Megjithatë, deputetët nuk kanë pranuar ende një dekret të tillë.

Kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke argumentuar se institucionet po menaxhojnë situatën me koronavirusin.

Për shkak se kishte mbështetur idenë e presidentit Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme, Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Lidhja Demokratike e Kosovës, parti në koalicionin qeverisës, po përkrah masa të jashtëzakonshme për të luftuar përhapjen e koronavirusit./ Burimi REL



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Koronavirusi nuk kursen askënd, infektohet Martti Ahtissari

Koronavirusi nuk kursen askënd, infektohet Martti Ahtissari

Jep dorëheqjen presidenti i Federatës së Futbollit

Koronavirusi në futboll, infektohet trajneri 66-vjeçar

Profecia për COVID-19, çfarë parashikoi libri që renditet i dyti në Amazon

Profecia për COVID-19, çfarë parashikoi libri që renditet i dyti në Amazon
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}