Sport

Koronavirusi në futboll, infektohet trajneri 66-vjeçar


               Publikuar në : 12:11 - 24/03/20 |
Opi Nion

Fatih Terim, trajneri i Galatasaray-t, ka deklaruar se është prekur nga koronavirusi. 66-vjeçari, i njohur në futboll edhe si “Perandori”, e konfirmoi rezultatin e testimit përmes një postimi në Twitter të hënën.

“Sipas rezultatit të testit që realizova sot, dola pozitiv me koronavirus. Jam në duar të mira në spital, mos u shqetësoni. Do të komunikojmë sërish bashkë sa më shpejt të jetë e mundur”,- shkroi ai.

Në një reagim në Twitter, klubi turk shprehu mbështetjen për trajnerin. “Çfarë nuk mund të arrijmë kur qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Jemi me ty, mjeshtër”.

Përveç Terim, koronavirusi ka prekur edhe zëvendëspresidentin e klubit, Abdurrahim Albayrak, 65 vjeç. Terim ka drejtuar gjatë karrierës së tij klubet italiane, Milan e Fiorentina, si edhe kombëtaren e Turqisë./ Opinion.al

Pas