Kryesore

Kosova regjistron 195 raste të reja me koronavirus dhe vetëm 2 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 05/08/21 |
Opi Nion

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 3,370 teste prej të cilëve 195  kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën.

Këtë të enjte janë raportuar 16 pacientë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105,704 të shëruar.

Ndërkohë nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 469, 857 doza të vaksinës./Opinion.al

Pas