Aktualitet

Digjen 6 shtëpi në Gjorm të Vlorës, evakuohen banorët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 05/08/21 |
Opi Nion

Një tjetër vatër zjarri shpërtheu këtë të enjte në në fshatin Gjorm të Vlorës.

Siç edhe është raportuar më parë flakët dolën jashtë kontrollit dhe përveç të mbjellave dhe kodrave me shkurre, kanë përfshirë edhe zonat e banuara. Bëhet e ditur se deri më tani zjarri ka përfshirë edhe 6 shtëpi të pabanuara dhe disa stane në mal.

Forcat e emergjencave kanë bërë të mundur evakuimin e disa banorëve, ndërsa ne ndihme te tyre ka shkuar edhe një helikopter që punon për shuarjen e flakëve. Nga Gjormi, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se po tentohet evakuimi i të gjithë banorëve të fshatit sepse rezikonin jetën.

Nga ana tjetër një tjetër vatër zjarri shpërtheu mëngjesin e së enjtes edhe në Nartë, duke rrezikuar ish-depot e naftës, por flaket u izoluan. Ndërsa shtëllunga tymi mbuluan edhe qytetin e Vlorës.

Pas