Rajoni

Era e fortë rrëzon skenën e koncertit, lëndohen dy fëmijë në Podujevë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 05/08/21 |
Opi Nion

Dy fëmijë janë lënduar pas rrëzimit të një skene nga erërat e forta në sheshin “Katër Dëshmorët”, në Podujevë.

Lajmin është bërë i ditur nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Bulliqi ndër të tjera ka thënë se fëmijëve u është dhënë ndihma e parë menjëherë dhe se gjendja e tyre është e mirë.

“Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”. Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme.Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mire”, ka shkruar Bulliqi.

Pas