Aktualitet

Koronavirusi i merr jetën kornistit Andrea Canaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 23/12/20 |
Opi Nion

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër artisti në vendin tonë. Mësohet se është ndarë nga jeta kornisti Andrea Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Canaj vdiq në moshën 59-vjeçare. Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës.

Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve./ Opinion.al

Pas