Kronikë

Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga Ura e Institutit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 23/12/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë në zonën e Institutit. Mësohet se një 30-vjeçar është vetë-hedhur nga Ura e Institutit për ti dhënë fund jetës.

Ai është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. I riu e ka ndërmarrë këtë akt në kushte të rënda psikologjike.

Njoftimi i policisë:

Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas