Aktualitet

“Kushtetuesja”/ KED i dërgon Presidentit dy emra për miratim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 23/12/20 |
Semiljana Azizi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka dërguar ditën e sotme Presidentit të Republikës dy emrat për Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet me dije se KED ka bërë renditjen e kandidatëve të lejuar, Aleksandër Toma dhe  Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vakancë kjo e parakohshme e shpallur nga Presidenti Meta.

Me miratimin e Presidentit për një nga emrat e mësipërm, mësohet se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

“KED do t’i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas