Kronikë

Korçë/ Kanabis në fshat, arrestohen dy persona


               Publikuar në : 14:30 - 19/08/19 |
el ida

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, banues në fshatin Porodinë. Në pranga ranë 40 vjeçari F.S si dhe 35-vjeçari M.M. me detyrë kryetar i fshatit.

Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara, ushtruan kontroll në banesën e 40-vjeçarit, ku u gjetën fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në tokë.

Ndërkaq, kryetari i fshatit akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas