Aktualitet

Konsensusi PS-opozitë për presidentin, Rithemelimi: U mbars mali dhe polli një mi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 18/05/22 |
Opi Nion

Pas arritjes së konsensusit të parë për zgjedhjen e presidentit, ku në mbledhjen e sotme mes grupeve parlamentare u ra dakort se në dy raundet e ardhshme, do të jetë opozita që do propozojë kandidatët ka reaguar ”Rithemelimi”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dalë kundër këtij pakti, duke e cilësuar takimin e sotëm një shfaqje teatrale. Shehu ndër të tjera shkruan:“U mbars mali dhe polli një mi”!

REAGIMI I SHEHUT
“U mbars mali dhe polli nje mi”!
Eshte konluzioni i kesaj shfaqje teatrale te sotme ne Kryesine e Kuvendit.
Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe qe ne momentin qe:

1-Rolin “lider opozitar” e kishte pervetesuar dikush, qe u paraqit para Balles pa asnje funksion te tille e pa mandat nga PD per te negoziuar, ne fakt edhe pa asnje propozim substancial, qofte dhe si deputet.
2-Ndersa Z.Balla & Co, duke e ditur mire kete fakt thelbesor, vecse e ushqeu me “luge bosh”, duke i dhene disa leksione kushtetushmerie, asgje me shume…ai vetem luajti “lojen” e tij, dhe me tej:
–Me “zemergjeresi” hoqi dore nga dergimi i kandidaturave te PS per Raundin e 3 e te 4, kur dihet se ata nuk i kane numrat keto raunde per t’i votuar ato.
–Ai i dha “te drejten opozites” te propozimit te kandidaturave, por duke i kujtuar te 20 firmat e domosdoshme, gje qe ja jep qartesisht Kushtetuta kete.
Keshtu ndodh kur shkon per “fasade” ne kete gjendje, pa “lexuar” as Kushtetuten, si “cjapi tek kasapi”, e pastaj “ne vend te vendosesh vetullat nxjerr dhe syte”!
Ky eshte bilanci i vetem per kete pseudo negocim dhe rezultatet e tij sot.
Nje mesim i qarte ky per cdo opozitar, qe i hyn aventurizmave te tilla politike, vecse per…..

Pas