Aktualitet

Kompozitori Limoz Dizdari del nga intubimi, mjekët tregojnë ndërhyrjen e kryer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:13 - 18/05/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku vizitoi edhe kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari, i cili prej javësh qëndron i shtruar në këtë spital.

Mësohet se gjendja e kompozitorit Dizdari është përmirësuar dhe tani më ka dalë nga intubimi. Ministrja ka falënderuar mjekët për punën e bërë ndërsa ata kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qënë delikate dhe është kryer gjatë intubimit.

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” shpjeguan se ndërhyrja ka qenë delikate dhe është kryer në kushtet e intubimit, ku kompozitorit Dizdari i i janë vendosur 4 stenda.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”,-shpjeguan mjekët./Opinion.al

Pas