Kryesore

Marrëveshja Alibeaj-Balla për presidentin/Boçi: Vendim antikushtetues dhe tallës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 18/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtarë i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi ka reaguar pas marrëveshjes së arritur nga opozita me mazhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Boçi e ka quajtur këtë proces qesharak dhe tallës, ndërsa theksoi faktin se Alibeaj dhe bashkëshoqëruesit e tij nuk kanë asnjë lloj mandati nga partia apo grupi parlamentar i PD për të negociuar për presidentin e ri.

Niveli i diskutimit kaq qesharak e tallës. Çdo negociatë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Vendimi i sotëm antikushtetues. Askush s’ia heq dot të drejtën opozitës të propozojë kandidatë në të pestë raundet. Ironia është që është opozita, e cila nuk ka votat për një numërim të thjeshtë. Ndërsa, mazhoranca që i ka këto vota e ruan e propozimin e saj në raundin e katërt dhe të pestë kur votimi është me shumicë të thjeshtë. Negociatat duhet të vazhdojnë në nivel politik. Konferenca e Kryetarëve e kryen detyrën me vendosjen e datave të raundeve. Më pas negociatat janë tërësisht politike. Alibeaj me bashkëshoqëruesit e tij nuk ka asnjë lloj mandati të dhënë nga partia, apo grupi Parlamentar”,-tha Boçi.

Pas