Politikë

Konsensusi për reformën zgjedhore, reagon ambasadori i BE-së


               Publikuar në : 14:43 - 14/01/20 |
Opi Nion

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas përfundimit të tryezës për reformën zgjedhore.

Teksa ka përshëndetur marrëveshjen e sotme ndërpartiake për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, Soreca thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri.

Sipas tij, kjo marrëveshje është një tjetër hap i rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane” përfundon Soreca./ Opinion.al

Pas