Politikë

Prapaskenat e marrëveshjes Qeveri-opozitë, kush ndërmjetësoi për dialogun


               Publikuar në : 15:06 - 14/01/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Qeveria dhe opozita mundën të linin mënjanë akuzat dhe të uleshin në tryezë për të arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Por, që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

Sipas të dhënave, ndërkombëtarët kanë më shumë se një vit që përpiqen që të ulin palët politike në tryezë, nga ku do të ngriheshin me një marrëveshje.

Kanë qenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivisht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS.

Amerikanët dhe britanikët kanë zhvilluar takime të ndara me kryeopozitarin Lulzim Basha, por edhe me Oerd Bylykbashin, i cili është mandatuar së fundmi për të përfaqësuar PD-në në tryezën e “Këshillit Politik”.

Diplomatët kanë zhvilluar takime edhe me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, i cili bashkëdrejton Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore me Rudina Hajdarin.

Pas ndërhyrjes së SHBA dhe Britanisë, opozita jo vetëm që hoqi dorë nga kushtet, por “mbylli sytë” para akuzave të artikuluar nga vet ajo përgjatë kësaj kohe.

Ndërkohë, në marrëveshjen e publikuar sot, parashikon formimin e Këshillit Politik, duke shmangur kështu Komisionin Parlamentar nga marrëveshja për reformën zgjedhore./ Opinion.al

Pas