Politikë

Konferenca e Donatorëve, Meta: Mirënjohje për…


               Publikuar në : 18:16 - 17/02/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje për Konferencën e Donatorëve, e cila po zhvillohet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Meta shkruan në reagimin e tij përshëndet këtë konferencë, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjithë shtetet që u solidarizuan me Shqipërinë.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”,-shkruan Meta.

Ndërkohë, në Bruksel janë mbledhur nga Konferenca e Donatorëve 1.15 miliardë euro, ndërsa dëmet e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019, janë përllogaritur rreth 1 miliard euro./ Opinion.al

Pas