Aktualitet

Mbi 1 miliard euro për Shqipërinë, Presidentja e KE: Jam e befasuar…


               Publikuar në : 18:51 - 17/02/20 |
Opi Nion

Presidentja e KE,  Ursula von der Leyen është shprehur e befasuar nga rezultati i Konferencës së Donacioneve, në të cilën u mblodhën 1.15 miliardë euro për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Presidentja e KE shprehet se tashmë objektivi i Konferencës së Donatorëve është tejkaluar sa i përket rindërtimit, ndërsa shton se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Reagimi

Lajm i mirë për njerëzit e Shqipërisë: Ne kemi tejkaluar objektivin tonë për rindërtimin dhe arritëm në një total prej 1.15 miliardë €, përfshirë kontributet e 400 milion € të BE. Jam befasuar nga mbështetja. Edhe një herë Evropa qëndron së bashku kur ka më shumë rëndësi!/ Opinion.al

Pas