Politikë

Mbi 1 miliard euro për Shqipërinë, Rama: Nuk di ç’të them


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:34 - 17/02/20 |
Opi Nion

Shqipëria do të përfitojë 1.15 miliardë euro nga Konferenca Donatorëve për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Shifër kjo e cila i kalon përllogaritjet e Qeverisë, e cila pak kohë më parë deklaroi se dëmet që u shkaktuan nga tërmeti ishin rreth 1 miliard euro.

Ndërkohë, pas përfundimit të donacioneve, Rama në fjalën e tij në Bruksel citon Biblën dhe Kuranin bashkë, duke thënë se shifra shkon përtej imagjinatës së tij dhe se ka mbetur pa fjalë.

”Kjo është një uou, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim nevoja ishte kaq e madhe. Në qoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% mund të ndihemi të suksesshëm. Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di ç’të them por më lejoni të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla “Korinthët”, ku thuhet ‘’Në një frymë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrijë pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm’’.- tha Rama./ Opinion.al

Pas