Aktualitet

Komiteti ndryshon vetëm orën e muzikës, mbeten në fuqi masat e tjera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 19/07/21 |
Opi Nion

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur paraditen e sotme duke përcjellë një analizë të situatës së pandemisë në vend.

Bazuar në të dhënat epidemiologjike në vend, komiteti ka propoozuar zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës deri në 23:00, ndërsa masat e tjera mbeten në fuqi. “Po ato masa që kanë hyrë në fuqi në datën 1 Korrik të vitit 2021”, u shpreh Prof. Mira Rakacolli.

Sipas të dhënave dy javore të periudhës 5-18 korrik incidenca në vend është 5 për 100 mijë banorë. “Ka një rritje të lehtë të rasteve ditore nga 8-13. Numri i rasteve aktive është rritur në 156 krahasuar me 137, ndërkohë që ka një zbritje të numrit të bashkive të prekura nga 10 në 9”, tha Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, ndërsa ftoi qyetarët të vaksinohen gjatë javës së hapur të vaksinimit.

Ndërkohë, sipas komitetit në spitalin infektiv rezultojnë 5 persona të shtruar, të gjithë mbi moshën 60-vjeçare dhe të gjithë të pavaksinuar.

“Indikatorët dëshmojnë se kemi një situatë të qëndrueshme, edhe në kushtet ku sezoni turistik ka filluar dhe po zhvillohet aktivisht”, tha drejtuesja e komitetit Mira Rakacolli. Kujtojmë se ky vendim i ekspertëve vjen një ditë pas protestës së pronarëve të bareve në Vlorë, që kërkuan zgjatjen e orarit për muzikën, në pikun e sezonit turistik./Opinion.al

Pas