Aktualitet

Komiteti i Energjisë, Balluku: Kemi vendosur mos prodhojmë energji në Fierzë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:21 - 05/04/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme është mbledhur Komiteti i Energjisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deklaroi se situata hidrike në vend paraqitet e qetë, kjo pas reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit.

Balluku se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji për momentin, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat.

Ndërkohë shtoi se edhe gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë sërish prurje të ujërave, pasi parashikohet që të kemi mot me shi.

Ka pasur një përmirësim ditët e fundit. Ka patur një rritje të liqenit të Fierzës, duke qenë se ne kemi vendosur të mos prodhohet në Fierzë për disa kohë për të grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do të kemi edhe në ditët në vazhdim një prurje të re të motit të lagët, shpresojmë të jemi në datën 7. Situata është e qetë e mirë menaxhuar”, tha Balluku.

Pas