Aktualitet

Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit për emërimet kushtetuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:13 - 19/06/20 |
Al Do

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin përfundimtar për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri ku thotë se procedura për shkarkimin e presidentit Meta nuk është e justifikuar dhe i jep të drejtë atij sa i përket respektimit të radhës së emërimeve.

Komisioni ka analizuar çështjen e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke argumentuar si fillim ndikimin që ka patur procesi i vetigut. Shkarkimi dhe dorëheqja e një numri të lartë gjyqtarësh si pasojë e vetingut e ka cuar vendin në një situatë të paparashikueshme duke bërë jo funksionale Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Kjo ka bllokuar Gjykatën e Lartë për të bërë emërime në trupën e Kushtetueses ç’ka ka lënë vetëm Presidentin dhe Parlamentin si dy emëruesit e vetëm funksional. Sipas Venecias fakti që lista e Presidentit dhe Parlamentit përbëhet nga pothuajse të njejtit emra kandidatësh e bën të detyrueshme respektimin e radhës së emërimit.

Në rastin në fjalë, si rezultat i mungesës së kandidatëve, listat për emërimet e Presidentit dhe ato për emërimet e Kuvendit ishin të përbërë kryesisht nga të njëjtët kandidatë. Kjo bëri që de fakto një grup prej 6 kandidatësh kandidojë për katër poste. Në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosjes nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës edhe për zgjedhjen të kandidatit: nëse sekuenca ekziston, ajo duhet të ketë një ndikim në rendin e emërimit nga një listë e vetme. Për më tepër, në një situatë të tillë emërimi kun një nga autoritet ka një ndikim të drejtpërdrejtë në emërimet e autoritetit tjetër, pasi ndryshon përbërjen e listës së kandidatëve në dispozicion të organit përkatës emërues. Për më tepër, nëse Presidenti kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, minimumi i kërkuara nga Kushtetuta. Rezervat ndaj kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara. Sjellja e Presidentit në lidhje me këtë nuk duket se justifikon shkarkimin e tij.”- thuhet në draftin e Venecias.

Venecia argumenton se zbatimi i radhës së emërimit në rastin konkret ka rëndësi pasi zgjedhja e njërës palë ndikon në përbërjen e listës për palën tjetër. Sipas tyre situata mund të shkonte në atë mënyrë që lista e Kuvedit të ishte vetëm me një anëtar ç’ka e kthen procesin mbrapsht pasi sipas Kushtetutës ata duhet të zgjedhin ndërmjet tre anëtarëve.

Venecia shprehet edhe mbi pushimin që Presidenti i bëri të drejtës së tij për të zgjedhur anëtarin e Kushtetueses duke pritur radhën e Parlamentit.

Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte pushtetin e emërimit që gëzon sipas Kushtetutës dhe kjo u konfirmua nga emërimi i tij i një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Kuvendit. Në këto rrethana, raporti legjislativ i klauzolës së paracaktuar nuk u zbatua dhe duket se është e arsyeshme të pranosh emërimin e vonuar (Marsida Xhaferllari [shënim i autorëit]) të një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi të thërriste për betim gjyqtarin që dyshohet se ishte caktuar si paracaktuar (Arta Vorpsi [shënim i autorit]).”- shkruan Venecia.

Sa i përket betimit me shkrim që gjyqtarja Vorpsi bëri, Venecia thotë se Kushtetuta specifikon qartë që betimi duhet bërë “përpara” Presidentit.

Venecia vlerëson si të drejta veprimet e Presidentit Meta në raport me emërimet.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit gjejnë përgjegjësi tek KED për gjithë situatën e krijuar.

Shprehimisht në raport thuhet se “KED nuk ka vepruar në mëyrë transparente” pasi ka mbajtur jashtë mbledhjeve avokatin e Popullit.

Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të krijuar besimin e publikut në procedurën e emërimit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, KED nuk pranoi praninë kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues në përzgjedhjen me short, si dhe në takimet dhe procedurat e KED”- shkruan Venecia.

Më tej ata shkruajnë se vonesa që bëri kreu i KED me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi shkaktoi incidentin e madh procedural. Ata dalin në përfundimin se cilado të ketë qenë arsyeja e kësaj vonese ajo duhej diskutar në KED, gjë që nuk u bë.

Çështja më e rëndësishme e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e transmetimit të listave të kandidatëve te Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 29.09.2019; ajo më pas i dërgoi Presidentit dy lista në 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të madh procedural. Në përgjigje të pyetjes nga delegacioni i Komisionit të Venecias, pse ai i dërgoi listat në Kuvend gjashtë ditë më vonë se ato që i ishin dërguar Presidentit, Kryetari i KED u përgjigj se përgatitja e dosjeve të plota që u dërguan së bashku me listat zgjatën më gjatë. Ky modus operandi nuk u diskutua në KED. Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të shqyrtojë nëse shpjegimi i dhënë është i besueshëm. Në çdo rast, duhet të ishte e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të aplikimit të mundshëm të emërimit si parazgjedhje në bazë të rregullit 30-ditor.”

Venecia tërheq vëmendjen e KED për të publikuar regjistrimet audio dhe procesverbalet e mbledhjeve të tyre në faqen e Gjykatës së Lartë, gjë e cila nuk është bërë megjithëse është detyrim kushtetues.

Venecia thekson se procesi duhet të ecë më shpejtë pasi mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese do të sjellë pasoja të rënda në vend. Ata nënvizojnë se mungesa e Gjykatës së Lartë po shkel të drejtat e njeriut për një proces të rregullt ligjor pasi nuk zhvillohen dot rekurset breda një afati të arsyeshëm kohor dhe kjo do të çojë që një mori çështjesh të transferohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një tjetër vërejtje mbi vetingun është sa i përket Komisionerit Publik. Venecia shkruan se gjatë vizitës së tyre në Shqipëri konstatuan se disa procese kishin marrë shumë kohë në krahësim me të tjerët. Nga ana tjetër ata kishin të paqartë përse Komisioneri Publik kishte ankimuar disa vendime të KPK dhe disa të tjera të ngjashme jo.

Ky raport i Komisionit të Venecias sheshon nga ana ligjore konfliktin Parlament – President duke treguar se procedura për shkarkimin e këtij të fundit është e pa justifikueshme. /Opinion.al

Pas