Kryesore

Raporti i Venecias/ Meta: Kauza e 2 marsit fitoi, Kushtetuta e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 19/06/20 |
Al Do

Presideti Ilir Meta ka zgjedhur të reagojë shkurt pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“KAUZA E 2 MARSIT FITOI! KUSHTETUTA E PARA!”- shkruan Meta në Facebook duke publikuar edhe raportin.

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin përfundimtar për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri ku thotë se procedura për shkarkimin e presidentit Meta nuk është e justifikuar dhe i jep të drejtë atij sa i përket respektimit të radhës së emërimeve.

Venecia argumenton se zbatimi i radhës së emërimit në rastin konkret ka rëndësi pasi zgjedhja e njërës palë ndikon në përbërjen e listës për palën tjetër. Sipas tyre situata mund të shkonte në atë mënyrë që lista e Kuvedit të ishte vetëm me një anëtar ç’ka e kthen procesin mbrapsht pasi sipas Kushtetutës ata duhet të zgjedhin ndërmjet tre anëtarëve.

Sa i përket betimit me shkrim që gjyqtarja Vorpsi bëri, Venecia thotë se Kushtetuta specifikon qartë që betimi duhet bërë “përpara” Presidentit.

Venecia vlerëson si të drejta veprimet e Presidentit Meta në raport me emërimet.

Nga tjetër anëtarët e komisionit gjejnë përgjegjësi tek KED për gjithë situatën e krijuar. Shprehimisht në raport thuhet se “KED nuk ka vepruar në mëyrë transparente” pasi ka mbajtur jashtë mbledhjeve avokatin e Popullit dhe se vonesa që bëri kreu i KED me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi shkaktoi incidentin e madh procedural. / Opinion.al

Pas