Politikë

Raporti i Venecias për Kushtetuesen,PD:Prova si Rama do të kapë drejtësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 19/06/20 |
Al Do

Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese të Presidentit Ilir Meta ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një status në Facebook, Bardhi përshëndet vendimin e Venecias duke shtuar se ai vulosi regjimin në ikje të Edi Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD shkruan se Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese dhe se kjo është një provë se si Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë.

“Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE”, shkruan Bardhi.

LEXO EDHE – Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit për emërimet kushtetuese

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin përfundimtar për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri ku thotë se procedura për shkarkimin e presidentit Meta nuk është e justifikuar dhe i jep të drejtë atij sa i përket respektimit të radhës së emërimeve./ Opinion.al

Pas