Aktualitet

Kim bisedë online me KLGJ e GJL: Mbështesim reformën në drejtësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 29/07/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të KLGJ e GJL.

Përmes një postimi në  “Twitter”, Kim shprehu angazhimin se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi.

Po ashtu, ambasadorja i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-s”, tha Kim./ Opinion.al

Pas