Bota

Bosnje-Hercegovinë/ Humb jetën ministri i infektuar me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:03 - 29/07/20 |
Opi Nion

Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviç, ka humbur jetën sot pasi ishte infektuar me COVID-19. Ministri kishte disa ditë që kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator. Bukvareviç, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, deri më tani janë infektuar më shumë se 11,000 persona. Prej tyre, 305 kanë vdekur.

Pas