Aktualitet

KE: Liberalizimi i vizave i pashmangshëm, Kosova ka plotësuar kushtet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:27 - 02/05/16 |
b.f

Kosova përfundimisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet që Komisioni Evropian i kishte parashtruar në mënyrë që të fitojë liberalizimin e vizave.
Kështu ka thënë zyrtarja për informim Mina Andreeva, për zëri.info.

Madje sipas saj, vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është i pashmangshëm”, ka thënë Andreeva për zëri.info, duke shtuar. “Rekomandimet e nevojshme që ka pasur Kosova tashmë janë plotësuar”, ka shtuar ajo.

Megjithatë mbetet ende pikëpyetjet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës së ditës së mërkurë, kur ky komision pritet që të jap rekomandimin pozitivë për liberalizimin e vizave.

Sipas Andreevas, agjenda përfundimtare e Komisioni Evropian do të konfirmohet vetëm nesër në mesditë. “Agjenda e kolegjit për të mërkurën do të konfirmohet nesër në mesditë”, ka thënë Andreeva./Zeri

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas