Aktualitet

Kavajë/Burri tenton të shtypë me makinë gruan e tij, kishte urdhër mbrojtjeje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 04/07/22 |
Opi Nion

Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kavajës pasi është denoncuar nga bashkëshortja e tij.

Sipas policisë, shtetasi R.M., 48 vjeç ka tentuar të godasë më makinën që po ngiste bashkëshorten e tij.

Gjithashtu raportohet se gruaja kishte urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,njofton policia./Opinion.al

Pas