Bota

“Katedralja që e merr kombin për budalla”, gjobitet Google


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 24/06/20 |
el ida

Google në Rumani është gjobitur me 2,000 euro, pasi një përdorues i internetit etiketoi katedralen e re ortodokse të vendit, me një post fyes në Google Maps.

Këshilli Kombëtar Kundër Diskriminimit në Rumani (CNCD) vendosi gjobën në 17 qershor, pasi Katedralja e Shpëtimit të Popullit në Bukuresht i’u vu etiketa “Katedralja që e merr kombin Rumun për budalla”.

Katedralja, e cila u përurua në 2018, por nuk pritet të përfundojë deri të paktën 2024, ka qenë çështje e diskutueshme në Rumani. Kritikët thonë se projekti, që do të jetë kisha më e lartë dhe më e madhe ortodokse në botë kur të përfundojë, është një humbje e fondeve publike.

Edhe pse postimi në Google Maps u hoq brenda disa orësh, ai u fotografua dhe u postua në mediat sociale.

CNCD argumentoi se Google Rumania dështoi “të ndërmarrë masa të shpejta kundër postit” dhe nuk e informoi zyrën europiane të gjigantit teknik në Irlandë. Përveç gjobës, sanksioni kërkon që Google Rumania të postojë vendimin e këshillit në faqen e tij për 10 ditë./Opinion.al

Pas