Aktualitet

Kapet gomonia me 3 milionë euro drogë, arrestohen skafistët shqiptarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 07/06/20 |
Al Do

Një operacion nga ajri dhe deti i Guardia Di Finanzias italiane ka bllokuar mesnatën e shkuar një gomone e cila po transportonte rreth 3 kuintal (300 kilogramë) kanabis.

Lajmi konfirmohet nga komanda e Guardia Di Finanzias në Bari e cila në një deklaratë për shtyp njofton se mbrëmjen e djeshme është përgjuar një mjet detar i cili udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Puglias.

Repartet e mbrojtjes së vijës bregdetare u aktivizuan menjëherë nga ajri dhe nga deti dhe pas një ndjekje të shkrutër kanë bllokuar gomonen e gjatë 6 metra.

Brenda saj janë sekuestruar 3 ton marjuanë dhe 10 kilogramë hashish. Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, ngarkesa kishte një vlerë prej 3 milionë eurosh në treg.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar edhe 2 skafistë shqiptarë të cilët i janë dorëzuar organeve gjyqsore përkatëse thuhet në njoftim.

Ende nuk ka një njoftim nga policia shqiptare lidhur me këtë ngjarje. / Opinion.al

Pas