Bota

Amsterdam/Kapen në konteinerin me banane 2 mijë kg kokainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 07/06/20 |
Opi Nion

Më shumë se 2 mijë kilogramë drogë janë kapur në portin e Amsterdamit fshehur në një konteiner me banane. Lajmin e bën te ditur “nltimes”, e cila shkruan se janë 2020 kilogram kokainë të gjetura në konteinerin që vinte nga Ekuadori.

Mësohet se ngarkesa  që vinte nga Guayaquil kishte destinacion një kompani të shitjes së bananeve në Hungari.

Vlera në treg e kokainës është më shumë se 151 milion euro./Opinion.al

Pas