Aktualitet

Zaida Çobo e çoi në gjykatë, Ardi Veliu e takon dhe i kërkon ndjesë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 07/06/20 |
Opi Nion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është takuar këtë të dielë me Zaida Çobon, nëna e Sarandi Çobo, minoreni që u dhunua nga policia  për thyerje të rregullave të karantinës.

Kujtojmë se gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu publikoi një video ku Zaida Çobo shfaqej me një pistoletë në dorë, ndërsa kjo e fundit e çoi çështjen në gjykatë për prishje të imazhit, pasi pistoleta nuk ishte e vërtetë edhe ajo ishte përdorur gjatë xhirimeve të një filmi.

Përmes një njoftimi në faqen e saj, Policia e Shtetit jep detaje mbi këtë takim, ku ka qenë e pranishme edhe Zv.drejtorja e Përgjithshme Aida Hajnaj.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj. Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes). Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës./Opinion.al

 

Pas