Bota

Kamioni përplaset me autobusin, humbin jetën 12 persona


               Publikuar në : 08:21 - 14/11/19 |
xhu lia

Një kamion që mbarte zhavorr është përplasur me një autobus  pasagjerësh, duke lënë të vdekur 12 persona në perëndim të Sllovakisë gjatë të mërkurës. Sipas policisë ky është aksidenti më i përgjakshëm rrugor në një dekade në këtë shtet.

Aksidenti ka ndodhur afër qytetit Nitra, 90 kilometra në lindje të kryqytetit, Bratisllavë.

Ministrja e Brendshme, Denisa Sakova është shprehur se kamioni ka mundësi të ketë qenë shumë i ngarkuar, duke shkaktuar përplasje me anën tjetër ku ka qenë autobusi.

Ajo ka thënë se autobusi më pas ka dalë nga rruga dhe disa njerëz kanë mbetur të bllokuar në të.

Mes të vdekurve janë edhe katër nxënës të shkollave të mesme. Ndërkohë kryeministri sllovak, Peter Pellegrini do të ndërpresë një vizitë zyrtarë në Qipro një ditë më herët për t’u kthyer në Sllovaki./Opinion.al/

Pas