Bota

Kapet 1 ton kokainë në kontenjerin me banane në Itali


               Publikuar në : 08:30 - 14/11/19 |
Al Do

Një sasi prej 1 ton kokainë është kapur nga karabinierët e Regio Calabrias në Itali në bashkëpunim me Guardia di Financia. Sasi është sekuestruar në portin Gioia Tauro që sipas mediave vendase është një nga portet kryesore që trafikantët përdorin për transitin e lëndëve narkotike.

144 pakot me kokainë ishin fshehur në një kontejner bananesh që vinte nga Amerika e Jugut. Nga rruga që do të përshkonte kontejneri mësohet se pika e mbërritjes ishte Gjermania.

Sipas mediave fqinje kjo sasi kap vlerën e 250 milionë eurosh. Dyshimet e para janë se ajo i përket grupit kriminal të ‘Ndraghetas’ të cilët kontrollojnë zonën përreth portit. /Opinion.al

Pas