Aktualitet

Kakavijë/Sekuestrohen 20 mijë euro, procedohet 50-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 12/10/20 |
el ida

Një 50-vjeçar të cilit i janë gjetur 20 mijë euro të padeklaruara është proceduar, ndërsa policia ka sekuestruar paratë e gjetura.

50-vjeçari me inicialet A.O është ndalur në pikën doganore të Kakavijës, ndërsa nga kontrolli në kamionin që drejtonte u gjetën edhe 20 mijë eurot, të cilat u sekuestruan.

Drejtuesi i mjetit akuzohet për “Mosdeklarim të të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas