Aktualitet

Ja si ndryshoi google për festën e pavarësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:49 - 28/11/15 |
b.f

‘Google’ ka respektuar popullin shqiptar, duke ndryshuar logon e tij, me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Motori i kërkimit “Google” ka vendosur mes shkronjave të tij, ‘të veshura’ në ngjyrë të drunjtë, flamurin shqiptar me shqiponjën kuqezi në sfondin e kuq, si dhe një peizazh me male dhe një lumë në të.

Kjo nuk është hera e parë që gjigandi i kërkimit në internet ‘Google’ feston me ngyrat kuqezi. Me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë ‘Google’ vendosi një logo të ngjashme për të nderuar shqiptarët me rastin e një shekulli ekzistencë të Shqipërisë së Pavarur.

Megjithatë kjo logo mund te sbihet vetëm nëse klikon google.al.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas