Aktualitet

Konflikti për Lagunën e Patokut, deputeti në shtëpi, peshkatarët në burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 03:37 - 28/11/15 |
b.f

Gjykata e Larte vendosi të lërë në arrest shtëpie deputetin Armando Prenga që dyshohet se qëlloi mbi disa peshkatarë në Kurbin për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Ndersa sot është dhënë masa e sigurisë për anëtarët e familjes Cali me të cilët ai u konfliktua Prenga.  Gjykata e Laçit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg për Nikoll dhe Gjergj Calin ,  ndërsa për Gjok Calin “detyrim paraqitje”.

Dy peshkatarët akuzohen se gjatë sherrit para komisariatit të Laçit plagosën shoferin e deputetit Prenga, Gazmir Jushi. Në seancë nuk ishin prezent të akuzuarit, por vetëm avokatët e tyre. Cështja gjyqësore në ngarkim të familjes Cali i kaloi për gjykim Gjykatës së Kurbinit, ndërsa deputeti Prenga po gjykohet nga Gjykata e Lartë. Më 4 shtator ndodhi sherri mes Calëve dhe Prengës. Sot Prenga është i lire, Calët në burg.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas