InstaBIZ

Ja lista e konkurentëve në Festivalin e RTSH, emra të njohur e rikthime


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 18/10/18 |
el ida

Është bërë publike lista zyrtare e konkurrentëve të Festivalit të RTSH-së. Emrat e 22 këngëtarëve janë afishuar në faqen e Eurovizion Albania, duke nënkuptuar kështu se njëri prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian.

Mes konkurrentëve shihen emrat më të mëdhenj të skenës, si Elton Deda, Bojken Lako, Vikena Kamenica, Eranda Libohova etj.

Gjithashtu në festival do të kthehen dhe disa këngëtarë me emër, si Jonida Maliqi, Soni Malaj apo Eliza Hoxha.

“Festivali i Këngës në RTSH konfirmon edhe një herë madhështinë e tij. Artistët më të mirë të karrierës por edhe zërat e rinj më të talentuar do t’i bashkohen ngjarjes më të madhe e më të rëndësishme të muzikës në edicionin e 57-të.” shkruhet në postimin zyrtar të festivalit.

 

 

Pas