InstaBIZ

Video/ Momenti i arrestimit të Stresit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 18/10/18 |
el ida

Policia e Tiranës, të enjten, publikoi videon e arrestimit të Arkimed Lushajt, i njohur me emrin e artit si ‘Stresi’.

Ai është vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, si anëtar i një “grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”, thotë policia.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i reperit, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, 31 vjeç është bërë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila dha masën arrest me burg në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Arkimed Lushaj njihet për disa probleme me drejtësinë edhe në të kaluarën. Ai është ndaluar në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.

Pak muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë. I bujshëm ishte dhe rasti i arratisjes nga ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë duke shkaktuar një sërë shkarkimesh në radhët e uniformave blu./Opinion.al

Pas