Bota

Itali/ Viktimat u rritën 46% në javë, studiuesit: Jemi në valën e katërt  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:59 - 29/07/21 |
Opi Nion

Pas 15 javësh rënie, viktimat në Itali janë rritur e po kështu  edhe rastet e reja. Nga të dhënat e monitorimit të pavarur të Fondacionit “Gimbe” del se vendi ka hyrë në valën e katërt të Covid.

111 viktima në javën e fundit janë 46% më shumë se 76 fatalitete të javës së mëparshme. Në të gjitha rajonet përveç Molise ka një përqindje në rritje tek rastet e reja dhe në 40 provinca incidenca tejkalon 50 raste për 100 mijë banorë.

“Për më tepër, virusi qarkullon më shumë sesa  është dokumentuar nga rastet e reja të identifikuara”, deklaron Nino Cartabellotta, president i Fondacionit “Gimbe”.

Së fundi, konfirmohet një rritje e lehtë e shtrimeve në spital, ndikuar nga përhapja e  variantit Delta. Numri i shtretërve të zënë nga pacientët Covid shkoi nga 1,088 në 16 korrik në 1,611 më 27 korrik dhe ai i kujdesit intensiv nga 151 në 14 korrik deri më 189 më 27 Korrik.

Në 24 orët e fundit, në vend u shënuan 6.171 raste pozitive dhe 19 viktima./Opinion.al

Pas