Bota

Itali/U vaksinua gabimisht me 4 doza, vdes e moshuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 29/07/21 |
Opi Nion

Një grua e vaksinuar gabimisht me 4 doza të vaksinës kundër Covid, vdiq në moshën 81 vjeçare në departamentin e neuro-rehabilitimit të Institutit Maugeri në Pavia të Italisë. Sipas medias, e moshuara u shtrua në spital në mes të prillit pas një goditjeje në tru dhe vetëm disa orë para se të vdiste, dy fëmijët zbuluan se ajo ishte vaksinuar kundër Covid ndërsa qëndronte e shtruar në spital. Në repart, pacientja ishte vaksinuar me dy doza Moderna: e para më 26 maj dhe doza e dytë më 5 korrik. Ndërkohë, siç u raportua në prokurori pas vdekjes së saj, gruaja kishte marrë edhe dy doza Pfizer më 4 dhe 25 Mars.

Ankesa

Duke zbuluar kërë fakt familja iu drejtua policisë, ndërsa prokurorja Valeria Biscottini urdhëroi menjëherë autopsinë, që do të bëhet të hënën e 2 gushtit. Avokati i familjes Fabrizio Gnocchi, tha se është në interes të komunitetit “të sqarohen shkaqet e vdekjes së zonjës”. Prokuroria do të duhet të zbulojë nëse ekziston një “lidhje shkakësore” midis 4 dozave të vaksinës të injektuara gabimisht dhe përkeqësimit pasues të gjendjes shëndetësore të të moshuarës.

Dëshpërimi i fëmijëve

“Ne nuk jemi informuar për vaksinimin e dytë kundër Covid”, shpjeguan fëmijët e  të moshuarës përmes avokatit Gnocchi. “Ne e zbuluam përmes një kartele në tryezën pranë krevatit të nënës sime në spital”. Zyra e Prokurorit Publik në Pavia kërkoi regjistrin mjekësor të gruas për të kontrolluar nëse ishte raportuar vaksinimi me Pfizer dhe regjistrimi relativ i dy dozave të para në portalin e rajonit./Opinion.al

Pas