Aktualitet

Digjen 80 ha pyje në Karaburun, zjarr edhe në kodrat e Radhimës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 29/07/21 |
Opi Nion

Të paktën 80 hektarë pyje janë djegur në Karaburun, ndërkohë që flakët vijojnë të marrin terren dhe të rrezikojnë edhe zona të tjera perreth. Ndonëse forcat e Zonave të Mbrojtura dhe forcat e Ushtrisë kanë qenë në terren, izolimi i flakëve ka qenë i pamundur. Sikurse mësohet, momentalisht puna për shuarjen e zjarrit është ndërprerë pasi temperaturat e larta e kanë bërë të pamundur vijimin e saj, ndërkohë që zjarrfikësit pritet sërish të ndërhyjnë pasdite.

Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në Radhimë, ndërsa vetë banoret janë duke u përpjekur ta mbajnë nën kontroll. Temperaturat tepër të larta të këtyre ditëve dhe era i kanë favorizuar zjarret./Opinion.al

 

Pas