Kronikë

Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 17/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i një shqiptari u gjet mëngjesin e kësaj të diele përgjatë shinave të trenit të linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat fqinje, megjithatë ato shkruajnë se dëmtimet e marra në trup në shpinë dhe qafë tregojnë se ai është përplasur nga treni.

Oficerët e policisë hekurudhore po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që raportohet se si pasojë e ngjarjes u ngadalësua trafiku hekurudhor./Opinion.al

Pas