Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-punonjësja e Facebook: Algoritmet kanë prirje të promovojnë gënjeshtrat 

2021/10/06 at 8:13 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-punonjësja e Facebook: Algoritmet kanë prirje të promovojnë gënjeshtrat 

Kompania Facebook është sërish në qendër të debateve. Një raport i fundit nga gazeta “Wall Street Journal” nxjerr në pah informacione të brendshme mbi efektet e dëmshme të platformës dhe ngurrimin e kompanisë për të vepruar. Një sinjalizuese, ish punonjëse e Facebook-ut, dëshmoi përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura, se kompania ishte në dijeni të dëmeve të mundshme, që u shkaktonte Instragrami adoleshentëve.

Kompania Facebook, gjiganti i medias sociale, që ka nën pronësi edhe Instagramin dhe WatsApp-in, sërish ndodhet në qendër të vëmendjes.

“Jam këtu sot sepse besoj se produktet e Facebook-ut dëmtojnë fëmijët, nxisin përçarjet dhe dobësojnë demokracinë tonë“, tha Francez Haugen, ish punonjëse e Facebook-ut.

Ajo kishte punuar për kompaninë Facebook për dy vite si menaxhere projektesh, por që atëherë është bërë e njohur si sinjalizuesja e kompanisë.

Të martën, zonja Haugen dëshmoi në një seancë në Senat rreth asaj, që ajo e cilëson si mungesë e qëllimshme veprimi dhe transparence nga kompania dhe aplikacionet e saj, siç është Instagrami.

Ajo tha se algoritmet e Facebook-ut kanë prirje të promovojnë gënjeshtrat para të vërtetave, duke përmendur fushatat e dezinformimit, që janë përhapur në ShBA dhe jashtë saj.

“Udhëheqja e kompanisë di si t’i bëjë Facebook-un dhe Instagram-in të sigurtë, por nuk do që t’i bëjë ndryshimet e nevojshme, sepse ajo vë fitimet para njerëzve”, tha ajo.

Sipas studimit të vetë Facebook-ut, 32 për qind e vajzave adoleshente në Instagram thonë se kur ndiheshin keq për trupin e tyre, platforma i bënte të ndiheshin edhe më keq.

“Facebook-u e di se algoritmet, që mundësojnë shfaqjen e postimeve bazuar në aktivitetin e përdoruesit, mund t’i çojnë fëmijët me shpejtësi nga tema të padëmshme, si receta të shëndetshme ushqimi, në postime që promovojnë anoreksinë”, tha zonja Haugen.

Kompania Facebook thotë se zonja Haugen kishte qasje të kufizuar në hulumtimet dhe politikat vendim-marrëse të kompanisë.

Zyrtarja për sigurinë globale në Facebook foli para senatorëve javën që shkoi.

“A ka patur raste në studimet tuaja, kur një ndryshim në platformën e Facebook-ut mund të shkaktonte dëme tek përdoruesit, por ju e keni zbatuar gjithsesi, pasi ajo shton përdoruesit, ose fitimet”, pyeti Senatori Demokrat Ben Ray Lujan.

“Unë nuk kam përvojë të tillë në Facebook. Ne kujdesemi shumë për sigurinë e njerëzve në platformën tonë. Kemi investuar 12 miliardë dollarë në të, kemi mijëra e mijëra njerëz, që punojnë për këtë çështje. Kjo nuk është mënyra jonë e punës”, u përgjigj Antigone Davis, drejtuese e sigurisë globale në Facebook.

“Ne e kemi dëgjuar Facebook-un në dëshmi dhe seanca duke thënë se ata do të bëjnë më të mirën, do të veprojnë ndryshe. Por pasi largohen asgjë nuk ndodh. Unë mendoj se kjo është hera e parë, që po dokumentohen gjërat për të cilat ata kishin informacione, gjërat që mund të ishin bërë, por nuk i bënë“, tha Shireen Mitchell, kritike e Facebook-ut.

Disa po e krahasojnë Facebook-un me momentet kritike ku e gjeti veten industria e cigareve…

“Facebook-u dhe teknologjia po përballen me momentin kritik të ngjashëm me atë kur mësuam se industria e duhanit e dinte se produktet e tyre shkaktonin kancer, por që ata i kishin fshehur dosjet e hulumtimeve”, tha Senatori demokrat Richard Blumenthal.

Mbetet për t’u parë nëse ligjvënësit dhe rregullatorët do të veprojnë për të zvogëluar dëmin që pretendohet se shkaktohet nga Facebook. Ende nuk dihet se si do të reagojë kompania, edhe nëse thirrjet për ndryshim vijnë nga brenda./VOA

Etiketa: facebookish-punonjesja

Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
BB: Ekonomia shqiptare me rritje prej 7.2%

BB: Ekonomia shqiptare me rritje prej 7.2%

Akuzat e Berishës ndaj Bashës, Alibeaj: Të pavërteta

Akuzat e Berishës ndaj Bashës, Alibeaj: Të pavërteta

Video/ Zjarr pranë plazhit të Gjeneralit, digjen tre banesa

Video/ Zjarr pranë plazhit të Gjeneralit, digjen tre banesa

TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com